Kurs 3-javor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP/ Ambasada e SHBA: Më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE

23 Shtator, 16:56| Përditesimi: 23 Shtator, 17:25

  • Share

Pesëmbëdhjetë hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme, do të trajnohen për hetimin e krimit, për tre javë.

Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se ky program ka për qëllim të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

“Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.

Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, ka shkruar Ambasada.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?