Kurse falas te Piramida e Tiranës, përfitues 12 deri në 18 vjeç! Më të preferuara disiplinat që kanë lidhje me teknologjinë

14 Janar, 22:19| Përditesimi: 14 Janar, 22:30

  • Share

Edhe pse vetëm 13 vjeç, Boren Lala ka nisur ta projektojë që tani të ardhmen...

Prej 3 muajsh është pjesë e kurseve në qendrën Tumo në programim, robotikë, grafik e dizajn, dhe nga ky fillimvit, ka mundësi ta ndjekë falas.

“Mendoj se ky kurs do t’ më ndihmojë  shumë dhe ëndrra ime është që të jem diku te fusha e inxhinierisë”.

Reshati ndryshe nga Boreni është pjesë e qendrës TUMO prej 3 vitesh, por ajo që i bashkon është rritja e njohurive drejt teknologjisë.

“Më shumë te programimi sepse vazhdoj shkollën për Informatikë edhe më ndihmon”.

Financimi për fëmijët e kryeqytetit do të mbulohet nga bashkia dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim. Por çfarë e bën të veçantë TUMO-n?

“Këtu neve shmangim detyrat e shtëpisë, çdo gjë, aktivitet ata e bëjnë në TUMO. Kanë paisjet nga më të mirat, me të cilat mund të prekin aktivitetet më nga afër. Gjëja më e bukur është se nuk ke mundësi të zgjedhësh vetëm një disiplinë si të shkosh në një kursë normal, por ke mundësi të zgjedhësh katër. Me të mbaruar cikëlin mund të zgjedhësh edhe 4 të tjera. Kështuqë në përfundim të TUMO-s ti nuk del i informuar dhe i formuar nga një disiplinë, por ti ke marr dije nga shumë disiplina. Po ti kombinosh ka nga arti, teknologjia”, tha Imelda Zeqo.

Disiplinat që kanë lidhje me teknologjinë janë më të preferuara nga adoleshentët.

 “Do të theksoja këto lëndët që kanë në përbërje programimin, robotika, pra kompletë këto disiplinat që kanë lidhje me teknologjinë”, shtoi Kristi Ndrio, trajner.

Dikush është njohur nëpërmjet rrjeteve sociale me këtë kurs, një tjetër nëpërmjet familjarëve e shokëve të tij, por ajo që i bashkon, është dëshira për të ndjekur ëndrrat.

 “Ma sugjeroi shoku im, që është këtu. Familja ma ka sugjeruar, kemi ardhur këtu i kemi parë edhe pastaj kemi pyet”. TUMO ma ka prezantuar mami për herë të parë, edhe më pas më treguan sesi ishte edhe vendosa që të vija”, u shpreh një nxënës.

Qendra e Teknologjisë TUMO ka kapacitet për t’u ofruar kurse rreth 3500 fëmijëve.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alimon: 15/01/2024 08:09

    Do menaxhoni Kinën me ata laptop.

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2024 01:05

    Projektojne te ardhmen eh?! Po vazhduan te mbajne mbi trup me ore te tera ato kompjutera qe leshojne rreze te rrezikshme njelloj si celularet,do t'ju duhet te projektojne me shume per shendetin se sa per te ardhmen!!

    Përgjigju
    • Vandami: 15/01/2024 09:47

      Faleminderit o Alfreda Cako.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?