Dy nga monedhat e huaja fitojnë terren të lehtë ndaj Lekut për ditën e sotme në bursën e Exchange, por nuk ka ndodhur kështu me Euron, e cila regjistroi një zbritje.
Sipas të dhënave zyrtare të shkëmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, referuar përditësimit të mesditës, rezulton se Dollari amerikan blihet me 90,6 lekë dhe një rritje me plus 0,05 pikë në krahasim me një ditë më parë.
Ndërsa monedha ndërkombëtare e Euros u vlerësua me një rënie minus 0,07 pikë në bursën e këmbimit valutor, e krahasuar me një ditë më parë, teksa shkëmbehet me 99,79 lekë.
Paundi Britanik gjithashtu ka regjistruar një ditë të mirë, me rritje në plus 0,10 pikë, ose e thënë ndryshe blihet me 116,50 lekë.
Përsa i përket valutave të tjera, Franca Zvicerane ka pësuar rënie me 0,39 pikë dhe blihet me 104,62 lekë në këmbimin valutor, kurse Jeni Japonez me 61,48 lekë, ose me minus 0,11 pikë.
Kursi i këmbimit valutor për 15 Gusht 2024