Kursimet e qytetarëve shqiptarë në banka kanë arritur nivel rekord sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Totali i depozitave bankare që familjarët, individët, bizneset dhe institucionet publike kishin në banka arriti në 1.28 trilionë lekë në fund të vitit 2022, ose gati 11 miliardë euro.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, kursimet në sistemin bankar u shtuar me 5%, duke arritur në 5551 miliardë lekë. Në vlerë depozitat u rritën me 61 miliardë lekë në 2022-n, nga 103 miliardë lekë që ato ishin shtuar në 2021-n.
Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë ishin pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2021, me një tkurrje të lehtë prej 640 milionë lekësh (-0.1%). Ndërsa depozitat në valutë zinin 56.8% të totalit në fund të 2022-t, nga 54.6% një vit më parë.
Pothuajse të gjitha qarqet e vendit kanë parë një rritje të nivelit të depozitave bankare vitin që lamë pas. Listën e kryeson Tirana me nivelin më të lartë të kursimeve të mbyllura në banka. Pas saj, renditen Durrësi, Vlora dhe Elbasani.
Mos e publikoni mer se Bordi i Karburanteve eshte gati!!
Përgjigju