Foto ilustruese

Kursimet e shqiptarëve në rekord historik! Në fund të 2021 totali i depozitave arriti në 10.1 mld euro

4 Shkurt 2022, 11:12| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:16

  • Share

Nisja e pandemisë ka ri-dimensionuar sjelljen e konsumatorëve shqiptar të cilët në 2 vitet e fundit kanë zgjedhur të kursejnë në shifra rekord.  Banka e Shqipërisë raporton se në fund të vitit 2021 totali i depozitave të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve arritën në shifrën e 10.1 miliardë euro, që është vlera rekord më e lartë e arritur që prej ’90-ës.

Në raport me vitin 2019 kur pandemia ende nuk kishte nisur depozitat janë rritur me 1.5 miliardë euro, pasi në fund të dhjetorit të atij viti totali i depozitave ishte 8.5 miliardë euro.

Vlera më e lartë e depozitave është në valutë, pasi favorizohet edhe nga normat e interesit që janë më të larta në favor të qytetarëve, por përmirësim ka pasur edhe tek depozitat në lekë. në fund të vitit 2021 rreth 55% e totalit të depozitave ishte në euro. Tendenca për të kursyer nisi në fillim të pandemisë për shkak të pasigurisë së lartë që shkaktoi pandemia, dhe të frikësuar për të ardhmen qytetarët vendosën të kursenin duke mbyllur paratë nëpër banka.

Sipas ekspertëve të fushës kjo ishte një situatë e pritshme e përhapur thuajse në të gjithë Evropën, por që për ekonominë nuk është pozitive për shkak se mungesa e konsumit frenon investimet dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Shkak tjetër që tregojnë ekspertët për këtë tendencë për të rritur kursimet ka të bëjë edhe me mundësitë e investimeve. Duke qenë se pandemia goditi një sërë sektorësh bëri deri diku të pamundur planifikimin e investimeve, dhe qytetarët investimin më të sigurt shikojnë mbylljen e parave në banka edhe pse normat e interesit janë tepër të ulta.

 

TOTALI I DEPOZITAVE

Viti 2021              10,172,854,480 euro

Viti 2020                9,298,156,597 euro

Viti 2019                8,586,188,345 euro

Viti 2018                8,265,133,959 euro

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?