Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar

Foto ilustruese

Ekonomi

Kursimet në bankat shqiptare arrijnë rekordin e 9.7 miliardë eurove, mbizotëron valuta

27 Nëntor 2021, 08:13| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 08:18

Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në bankat shqiptare arritën në një rekord të ri në tetor, duke shënuar vlerën e 1.94 trilionë lekëve, ose 9.7 miliardë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Gati 1 miliardë euro janë shtuar në banka vetëm në 12 muajt e fundit.

Rritja ka vijuar edhe gjatë tetorit, ndonëse me ritmet më të ngadalta në krahasim me korrikun e gushtin, kur u shënua zgjerim rekord si rrjedhojë e efekteve sezonale nga ardhja e emigrantëve. Në tetor kursimet u shtuan me 8.3 miliardë lekë, nga 20.6 miliardë lekë në gusht dhe 11 miliardë lekë në shtator.

Zgjerimi i tetorit, ashtu si në muajt e mëparshëm erdhi pothuajse tërësisht nga valuta, kryesisht e rezidentëve.

Korporatat financiare ulën nivelet e depozitave në lekë, në një sinjal se ato mund t’i jene rikthyer investimeve, pas përmirësimit të situatës ekonomike në vend.

Individët vijojnë që të mbajnë kursimet në maturitete afatshkurtra, për shkak të normave të ulëta të interesit të depozitave me afat, që janë afër zeros. Pesha e kursimeve me afat në lekë të individëve në tetor zinte vetëm 17% të totalit, nga  40% që ishte në gusht 2011, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte politikën e lehtësimit monetar, që çoi në uljen e ndjeshme të interesave që bankat ofrojnë për depozitat në lekë.

Me bazë vjetore, në tetor, kursimet janë rritur me 10.5%. gati 60% e rritjes ka ardhur nga valuta. Prej dy vitesh ritmet e rritjes së kursimeve janë shtuar ndjeshëm. Në 2020-n gjatë pandemisë kryesisht u zgjeruan depozitat në lekë, teksa pandemia dhe karantina kufizuan mundësinë e përdorimit të parave. Në vitin 2021 po mbizotëron valuta.

Që prej disa vitesh, euro është monedha më e preferuar e kursimtarëve. Sipas Bankës së Shqipërisë. Në fund të tetorit, stoku i depozitave në valutë përbënte 55.4% të totalit, nga 48% në janar të vitit 2014./Monitor

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: