Politikë

‘Kurthi’/ Gazetari i ‘The Guardian’ i përmend fushatën në Shqipëri, LaCivita e merr me të qeshura: I vetmi vend ku ndikimi amerikan në zgjedhje inkurajohet (VIDEO)

2 Maj, 12:29| Përditesimi: 2 Maj, 12:37

  • Share

Këshilltari amerikan i Sali Berishës, Chris LaCivita ra në kurthin e ‘The Guardian’, duke u zbuluar atij konsulencën e fshehtë në Australi. Gazetarëve e futën në kurth, LaCivita dhe po hiqeshin si klientë të mundshëm dhe kështu, ai zbulon se po punonte si konsulent i Partisë Liberale. Një vizitë, që siç thotë edhe vetë duhet të ishte diskrete.

Por, ajo që bie në sy është se kur gazetarët i përmendin prezantimin e tij në Shqipëri, LaCivita ‘qesh me shpirt’, duke thënë se “është i vetmi vend ku ndikimi amerikan në zgjedhje inkurajohet.”

Pjesë nga diskutimi në kurthin që gazetarët i ngritën Chris LaCivita

Chris LaCivita: E di që në Shqipëri, mendoj se njoftimi juaj u prit shumë mirë. Po, ajo është pak ndryshe.... Kjo është, po ....

Gazetari i infiltruar: Por duhet ta kalojmë pak në fshehtësi në këtë rast

Chris LaCivita: Po, nuk jam .... Nuk më intereson aspak ai nivel vëmendjeje në ...

Gazetari i infiltruar: Jo ... do ishte krejt tjetër punë

Chris LaCivita: Po, dhe unë nuk jam... PO, PO, PO. Diskrecioni është përgjithësisht mënyra se si, besojeni ose jo...Duket e pabesueshme, por, përpiqem të ruaj njëfarë diskrecioni.  Shqiptarët kishin tjetër mendësi Ai është i vetmi vendi ku, e dini ...Përzierja e Amerikës në zgjedhjet e tyre injukurajohet. Kudo tjetër, jo aq shumë. Çdo klient është i ndryshëm por...

PD mburret me strategun amerikan, LaCivita duket se e merr më të qeshura. Fatura sa do paguhet nga PD, nuk bëhet me dije, ndërsa vetë Sali Berisha në një konferencë për mediat dje konfirmoi një tjetër moment, që lidhet me këshilltarin e tij të fushatës Chris LaCivita. Atë, që kontrata me të, është tjetër, pra përfaqëson një marrëveshje të dytë financiare për të cilën, Partia Demokratike refuzon të japë ende të dhëna mbi koston e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 02/05/2025 14:14

    LaCivita tallet me shqiptaret mbasi u merr edhe milionat me ane te Berishes. Mire ben, hallall plako kur gjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?