Kosova & Rajoni

Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit

10 Mars, 14:00| Përditesimi: 10 Mars, 14:11

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë një ditë më parë se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, dhe se ka ndikuar në zgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave të tjera.

Në lidhje me këtë situatë gazetari, Valon Arifi, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një lojë e kryeministrit.

“Kjo më shumë duket si një goditje e KQZ, pasi dihet, është fakt se Serbia është përfshirë në zgjedhje duke përkrahur Listën Serbe. Kjo mund të jetë edhe për të nxjerrë keq opozitën nëse ata do të bashkëpunojnë me listën serbe.

Duket si lojë e politike e brendshme e Kurtit, i cili ka ngelur me 48 deputet, dhe siç duket nuk do të arrijë të formojë qeverinë”, tha Valon Arifi.

Sa i përket çështjes nëse edhe te votat e diasporës është ndërhyrë Arifi tha për gazetarin Nertil Agalliu se kjo gjë mund të bëhet për ose për të fituar kohë ose për të nxjerrë keq KQZ.

“Sot u bë e ditur se do të rinumërohen vetëm 50 vendvotime dhe do të jenë në komunat e vogla, megjithëse nuk kanë për të bërë ndonjë ndryshim të madh”, nënvizoi gazetari për Report Tv.

Teksa u pyet në qoftë se nuk arrihet një koalicion opozitar, nëse LDK bashkohet me LVV, do të sillte  edhe rënien e peshës së presidentes Vjosa Osmani, Arifi u përgjigj se nëse do të ndodhte diçka e tillë do ta largonte Osmanin nga politika.

“Megjithatë nuk e besoj diçka të tillë, është e pamundur një bashkëpunim i tillë politik”, tha ai.

Në fund Arifi foli edhe për protestat që priten të zhvillohen në Serbi.

“Situata në Serbi po bëhet goxha dramatike, pas paralajmërimeve për protestë më 15 mars që priten më masive se gjatë 20 viteve të fundit. Vuçiç po përballet me një kundërshtim të ashpër me protestuesit. Pas 15 marsit mendoj që Vuçiç do të tërhiqet ose do të dërgojë veten drejt zgjedhjeve. Serbia po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare”, tha gazetari teksa theksoi se se Vuçiç është munduar të shfrytëzojë çdo mundësi për të zbutur atë që po ndodh në Serbi, përfshirë këtu edhe dënimin e Dodik.

"Nuk do të ketë peshë çfarëdo që të bëj ai. Nga sot të rinj edhe qytetarë të tjerë u nisën në këmbë për të mbërritur në Beograd të shtunën. Sipas opozitës mund të mblidhen rreth 200 mijë protestues", përfundoi ai.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?