Albin Kurti

Kurti bisedë telefonike me kancelarin gjerman, kërkon mbështeje për anëtarësimin në KiE

29 Prill, 14:03| Përditesimi: 29 Prill, 14:08

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Në një postim në platformën X, Kurti shkruan se shpreson që shteti gjerman të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës,

“Në një telefonatë me Olaf Scholz i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE.  Unë gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, shkruan ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?