Kosova & Rajoni

Kurti debate me opozitën në kuvend për dialogun me Serbinë

11 Qershor 2021, 14:30| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 17:23

  • Share

Ne seancën e kushtuar dialogut me Serbinë dhe takimit që do të mbahet në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka pasur përplasje. 

Në fillim të seancës, kryeministri Kurti bëri analizë të proceseve të kaluara të dialogut dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke theksuar se marrëveshjet e arritura nuk mundur të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Duke folur për marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, kryeministri Kurti tha se vërehen deficite shumë të mëdha.

Kryeministri Kurti nuk ka pranuar të flasë shumë për takimin e 15 qershorit dhe ka theksuar se nuk mund të paraqesë asnjë platformë për dialogun, pasi siç tha ai, dialogut të ri ende nuk i dihet agjenda.

“U kërkua që këtu ne të vijmë më platformë për takimin e së martës. Gabim do të ishte. Është gabim. A e dini pse? Sepse në javën e ardhshme nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër. Nuk do të jetë një takim i radhës i të njëjtin dialog që na ka sjellë në këtë situatë. Por, do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Ky është dallim i madh konceptual”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se qeveritë e kaluara që kanë udhëhequr me procesin e dialogut kanë bërë gabime të shumta që kanë vendosur Kosovën në një pozitë të dobët.

Deklaratat e Kurtit kanë nxitur reagimin e opozitës, ku ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi paraqitjen e kryeministrit Kurti.

 “Mënyra se si ka folur sot për dialogun, kësaj i thonë sharlatanizëm, papërgjegjësi, sjellje joserioze dhe jodinjitoze. Sinqeritet cinik dhe fraza hipokrite, mjerisht”, deklaroi Hoxhaj.

Duke theksuar se ai priste që Kurti të diskutonte për dialogun ku kryeministri do t’i bënë publike parimet, qëllimet, temat, afatet kohore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Kurti se po shkon në raundin e ri të bisedimeve i papërgatitur dhe duke shkelur çdo parim e premtim që të kishte dhënë sa ishte në opozitë.

 “Ju do të duhej që në këtë kuvend të paraqisni një dokument që së paku i paraqet parimet e kufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm dhe keni pasur tre muaj ditë kohë. Këtë kohë e keni shfrytëzuar sërish për populizëm duke thënë se dialogu nuk është prioritet, por ja që të martën vizitën e dytë të tuajën jashtë vendit me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për papërgjegjshmëri.

Dialogu pritet të rifillojë të martën më 15 qershor. Para këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrin pjesë në këtë takim për të cilin Kurti tha se ‘nuk është vazhdim i dialogut’ të kaluar, duke e quajtur ‘dialog i ardhshëm’.

Procesi i dialogut ngeci vitin e kaluar kur asokohe, pala serbe rihapi çështjen e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 11/06/2021 16:06

    KURTI DUHET SQARUAR NE PERPIKMERI SHQIPETARVE- SI I'A DOLI GJALLE NGA BURGU I ÇENTNIKEVE!!!!!........PATRIOTET SHQIPETAR NE RASTE TE TILLA S'JA KAN DALE DOT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?