Aleksandër Vuçiç

Kurti dhe Vuçiç, sërish në tryezë, Presidenti serb: Për 2 - 3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel

24 Tetor 2023, 15:00| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 15:04

  • Share

BEOGRAD - Pas më shumë se një muaji trazirash dhe heshtje të dialogut kjo do të jetë tentativa e Brukselit për të ulur gjakrat mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të takohet me kryeministrin Albin Kurti pas dy ose tri ditësh.

"Ne duam që dialogu të vazhdojë, por ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që ne kemi kërkuar vetëm se përpiqemi të themi të vertetën" tha Vuçiç

Lideri serb tha se në takimin e Brukselit do të jetë edhe e ashtuquajtura pesëshja e madhe, që i referohet të dërguarit të posaçëm për Dialogun, Lajçak, atij të SHBA-ve, Escobar dhe tre emisarëve te Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kreu i shtetit tha megjithatë se nuk pret që fuqitë e mëdha të ndryshojnë mendim ndaj Beogradit zyrtar.

Vuçiç i bëri këto deklarata sot gjatë një vizite në një qendër spitalore ne Liskovc.

Takim i fundit mes dy liderëve ka ndodhur në 14 shtator.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?