Albin Kurti

Kurti: Draftin e Asosacionit ta publikojë Borrell! Unë jam i gatshëm të nënshkruaj ndërsa Vuçiç jo

25 Nëntor 2023, 15:19
  • Share

Klasa politike e Kosovës vijon të dominohet nga debati për draft statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Prishtinë, duke iu përgjigjur opozitës, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti thotë se draftin nuk duhet ta publikojë ai, por Bashkimi Europian dhe ndërmjetësi, Joseph Borrell.

Kurti përsërit se më 26 tetor, në takimin në Bruksel me liderët evropianë, ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar. Ndërsa Aleksandar Vuçiç, ka shtuar Kurti, nuk pranon të firmosë.

Kryeministri Albin Kurti është vënë në qendër të kritikave nga opozita për mungesë transparence, të cilët e quajnë dokumentin të rrezikshëm dhe që parasheh autonomi për serbët e veriut.

Kosovës dhe Serbisë iu propozua drafti nga BE e SHBA më 21 tetor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?