Kosova & Rajoni

Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën

27 Mars, 19:08| Përditesimi: 27 Mars, 19:27

  • Share

Audiopërgjimi i Kryeministrit Albin Kurti me dy komedianët që u hoqën si Presidenti i Letonisë ka qenë tema e diskutimit ditën e sotme në ‘Studio Live’, Report TV.

Lutfi Bilali, ish-diplomat i njohur në lidhje me Skype ka komentuar lajmin e publikuar së fundmi duke theksuar se sipas tij Kurti ka treguar një ‘pamaturi politike’.

Ai tha mes të tjerash se nuk mund të ndajë me përfaqësues shtetesh opinione që lidhen me ‘emisarët’ që dërgon SHBA në Kosovë. Sipas Bilalit, tregimi i orientimit seksual të Grenell nga ana e Kurtit ka qenë i tepruar.

Bilali: Ne nuk mund ta atakojmë një figurë në afërsi me Presidentin dhe është çështja e tij se kujt orientimi i takon. Grenell në dijeninë time ka deklaruar më parë në rreth konfidencial orientimin e tij, por nuk ka të bëjë me politikën e jashtme. Nuk themi dot ne, se kush është ai. Duhet të heqim dorë nga këto klishe të tilla. Në qarqet që prekin dhe konfidencën e tij, nuk duhet thënë dhe është papjekuri. Nuk e kemi modelin e traditës që të japim përgjegjësi apo të ofrohet dorëheqje. Nuk është kulturë e tillë as në Shqipëri as në Kosovë. A paraqet një problem në raport me politikën e jashtme? Mendoj që po. Tematika e përmbajtjes dhe deklarimit të Kurtit është një papjekuri në politikën e jashtme.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka thënë se Kurti ka dështuar me gjuhën që ka përdorur për përfaqësuesin e SHBA. Sipas tij, ajo deklaratë do të ketë pasoja për Kosovën më vonë.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se ka shumë gjasa sipas tij të ndikojë negativisht një ‘pamaturi’ e tillë nga Kryeministri Kurti.


Berisha: Para së gjithash, përveç protokollit në këto nivele, Kurti ka dështuar në gjuhën që ka përdorur dhe kjo mund të dëmtojë Kosovën më vonë.
Ato që ai ka thënë për përfaqësuesin mund të ketë pasoja serioze në raport me SHBA. Mund të ndikojë negativisht për Kosovën në vijim.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?