Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë një deklaratë për mediat pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Kurti tha se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk ishte e interesuar që të firmoste marrëveshjen bazike me Kosovën dhe aneksin e zbatimit.
‘Shpresojmë mos të ketë episod të katërt nga sulmet e Serbisë. Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë. Është ditë e mirë pasi Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian. Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë. Le ta nënshkruajmë marrëveshjen me kryeministren e Serbisë, marrëveshjen bazike të Brukselti dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishte i interesuar. Scholz i jam falënderuar dhe Gjermania është partneri ynë i rëndësishëm.’- tha Kurti.
Kurti u shpreh se Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit. KFOR Nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës. I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin.”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Kurti pas Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë: I kërkova Brnabiç të firmosë marrëveshjet! Serbia na kërcënon ende me pushtim
M.Q.//ReportTv.al