Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është shprehur se partia e tij ka dorëzuar listën në KQZ, dhe se ajo listë është përfundimtare .
“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të plotësohen me detaje të reja, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”, deklaroi Kurti
Ai tha se lista e tyre i respekton në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha ai.
Deklaratat e tij Kurti i dha në kohën kur po kryente homazhe në 15 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Albin Kurti.
“Sot bashkë me Presidenten e Republikës erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta te varri i doktor Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës nga viti 1992 dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës pas çlirimit tonë. Duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional, qetësinë dhe durimin njerëzor”, deklaroi Kurti.
Ditën e djeshme KQZ e Kosovës, bëri të ditur 47 kandidatë në lista zgjedhure kishin pasur dënime të formës së prerë 3 vitet e fundit, mes të cilëve përfshihet edhe Albin Kurti. Në bazë të Kushtetutës së vendit atyre nuk u lejohet kandidimi.