Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka folur për shumë çështje që lidhen me situatën e tensionuar në veri, gjatw njw interviste televizive.
Kurti e bëri të qartë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk do të largohen nga veriu, përderisa aty ka simbole të Z-së e kryqër me katër S-ja.
“Të premten nuk ka pasur protesta paqësore, të hënën turma të dhunshme. Ubi, ubi nuk është paqësore, vrite, vrite. Njësia speciale nuk e bën nga dëshira por nga obligimi. Po të mos kishte elemente kriminale, ne do ta ulnin numrin e njësive speciale. Por, sa të ketë turma të dhunshme, dhe njerëz me maska, e me kryqin me katër s-ja, dhe simbole të Z, përderisa kemi njerëz që hapur adhurojnë Millosheviqin dhe Putinin...është papërgjegjësi po të mos e kishim njësinë speciale atje.” – ka thënë Kurti në KTV.
Kurti foli edhe për marrëdhënien e trazuar mes Kurtit dhe ShBA-së.
“Republika e Kosovës është e ndërtuar me gjakun e martirëve. Këtij populli unë duhet t’i dalë zot. Kam respekt edhe më të veçantë se secili ambasador, për ambasadorin Hovenier, por mua më kanë emëruar populli…Nuk pajtohemi çdoherë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohesh çdoherë për gjithçka.” – shtoi Kurti.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, Franca dhe Gjermania kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 4 komunat! Osmani: Të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi
M.Q.//ReportTv.al