TIRANË - Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi dhe ish-diplomati Lutfi Bilalli folën në ‘Studio Live’ lidhur me zgjedhjet e djeshme në Kosovë, të cilat panë si forcë Vetëvendosjen por në pamundësi për të formuar një shumicë parlamentare.
Krisafi thotë për Arbër Hitajn se liderët e opozitës nuk frymëzojnë, nuk kanë karizëm, në dallim nga Kurti i cili arrin që me karizmën e tij të nxjerrë Vetëvendosjen forcë të parë.
'Rritja e pakët, nuk prisja gjë të madhe nga ana e opozitës. Kandidatë jo karizmatikë. Kurti e ka karizmën. Nuk frymëzojnë. Nuk ka nevojë të thuash ndonjë shkencë të madhe. Janë të mërzitshëm. Albin Kurti ka frymëzim. Problemi i dyti gjatë fushatës thonin gjëra të parealizueshme. Kurti kërkoi një ambicie shumë të madhe këtë rast. Po të kishte qenë me këmbë në tokë, mund të ishte më afër krijimit të qeverisë. Këto ishin zgjedhje për ta fituar apo humbur Kurti. Vota e opozitës, votë inercie. Opozita duhet të nxjerri mësime nga vota. Krerët e partive LDK dhe PDK nuk duhet të jenë më në politikë. Nuk bëhet kështu politike. E vetmja gjë që mund ti lidhi është urrejtja ndaj Kurtit. Kurti vendos objektiv shumë të madh të paarritshëm.'
Ndërsa Bilalli vë re se replikat në distancë të Kurtit me të dërguarin e Trump, Richard Grenell kanë ndikuar që të mos formojë dot shumicën parlamentare.
'Karizma e Kurtit në VV e mban gjallë partinë. Po të mos ishte kuadri politik i VV-së do ishte në nivele jo të duhur. Lider opozitar nuk kemi pasur figurë karizmatike, megjithatë Bedri Hamza ka treguar përmasat e një njeriu të qetë. Edhe fushata e Abidixhiku dhe Hamzës nuk janë marrë me Kurtin. Kurti është munduar ti fusë në konflikt. Ka qenë taktikë e opozitës të mos hyjë në këtë garë. Përveç Haradinajt.
Në disa momente ka bërë goditje, por i ka kushtuar në elektorat. Kurti gjendet përpara një sfide të madhe. Gjuajtjet e fjalive me Grenellin nuk e kanë ndihmuar shumë. Nuk është në interesin e Kosovës të kemi replikë me një superfuqi botërore. Disa citate të tij janë për keqardhje, duhet të ketë kujdes. Ajo çka mendoj se do bëjë Kurti, ti lërë pataten e nxehtë opozitës.'
Komente
