Kosova & Rajoni

Kurti ftesë kryetarëve të partive për një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, analistja: Reflektoi, por vonë

27 Qershor, 14:38| Përditesimi: 27 Qershor, 14:47

  • Share

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha një ditë më parë se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Pas këtij vendimi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi kryetarët e partive për një bashkëbisedim në lidhje me ngërçin politik.

Në lidhje me këtë situatë, analistja Magbule Shkodra, e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se Kurti reflektoi vonë dhe Kosova nuk ka kohë për të pritur.

“Më në fund u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Albin Kurti reflektoi duke thirrur për një konsultim kryetarët e partive të tjera ditën e nesërme. Por megjithatë mendoj se ky është një ftesë e vonuar, duhet të kishte reflektuar më parë. Përsëri jam skeptike për Kurtin pasi duket se nuk është i gatshëm të ndërtojë një konsensus me partitë politike”, tha Shkodra.

Shkodra tha gjithashtu se edhe pas këtij vendimi ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve.

"Kemi një paqartësi se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve. Ne nuk kemi poltikanë të matur që vendosin interesin e shtetit përpara. Në çdo sekondë e orë duhet t'u tregosh se si duhet të veprohet. Ndaj kam frikë se mund të përfundojmë në një krizë të re", shtoi ajo ndërsa theksou se për momentin ky takim mes krerëve të partive politike është një shkndijë e vogël e pozitivitetit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?