Kurti goditet në Kuvend, Rama: Uroj që opozita e Kosovës të distancohet nga kjo sjellje e turpshme! Në parlament luftohet me fjalë e ide jo me grushte

13 Korrik 2023, 12:22| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 12:23

  • Share

1689242950_Capture.JPG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mbrojtje të Albin Kurtit pasi u godit nga deputetët e PDK-së në seancë plenare. Rama thotë se është e turpshme që në një seancë ku kundërshtia është demokratike e bëhet me fjalë e ide të përdoren grushte e sharje.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”- thotë Rama.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sërish përleshje në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon foltoren! Deputetët e PDK-së u goditën me Kurtin dhe Bislimin! Prokuroria nis hetimet! Rama: E turpshme


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?