Kurti hoqi taksën, opozita e Kosovës shpërthen në akuza: Mashtrues që po rrezikon vendin, dole i dobët

27 Shkurt 2020, 23:00| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 23:02

  • Share

Heqja e taksës 100 % për produktet serbe nga kryeministri Albin Kurti, ka sjellë reagimin e opozitës në Kosovës duke e cilësuar atë si mashtrues dhe të dobët para Serbisë.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo tregon se Kurti është mashtrues dhe se është përgjegjës për ripushtimin ekonomik të vendit nga Serbia.

Statusi i Ramush Haradinajt

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

Edhe Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se Kurti po e djeg veten më shpejtë sesa kanë pritur të tjerët. Veseli tha se Kurti e mbante veten si më të mençurin dhe më të fortin, por doli i dobët dhe mashtrues.

Statusi i plotë i Kadri Veselit

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar. Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

Komento

Komente

  • Albini: 27/02/2020 23:32

    Suxhuk Kosove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?