Kosova & Rajoni

Kurti i kërkoi LDK koalicion, analistja për Report TV: Taktikë e tij për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i seancës së konstituimit

6 Maj, 14:24| Përditesimi: 6 Maj, 14:37

  • Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas dështimit të seancës së 11-të një ditë më parë i dërgoi një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhej se LVV është e interesuar për koalicion qeverisës. 

Në lidhje me këtë ngërç politik në Kosovë, analistja Magbule Shkodra përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ se LDK mund të pranojë një bashkëpunim vetëm për një qeveri ku kryeministër do të ishte Lumir Abdixhiku.

“Kjo është ftesa e dytë që i dërgohet LDK. Ftesa e parë nuk fliste për koalicion, por për një takim konsultues dhe Abdixhiku e refuzoi, duke thënë se nuk ishin të interesuar të bashkëpunojnë me VV, ata kanë një interesim për një qeveri ku kryeministër të ishte Abdixhkiku dhe një interesim për një qeveri që të kishte një kohëzgjatje prej 4 vitesh”, tha Shkodra.

Më tej analistja nënvizoi se kjo është një taktikë e Kurtit për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i seancës së konstituimit dje.

"Jam befasuar se përse duhet t’i dërgohet ftesë një partie e cila në mënyrë të qartë ka thënë se nuk do të votojë asnjë nga radhët e VV. Ka një irritim te qytetarët dhe politikanët. Është një nga taktiktat e Kurtit për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i seancës së konstituimit të Kuvendit për herë të 11-të. Edhe ai e pret që do të ketë një refuzim nga LDK. LDK nuk e bëri asnjëherë të qartë nëse Albin Kurti dështon a ka ajo interes për tu bashkuar me ish opozitën për të formuar qeverinë dhe kjo është diçka e padrejtë" shtoi Shkodra.

Në fund Shkodra përsëriti edhe njëherë se ky ngërç politik po e dëmton Kosovën, prandaj presidentja, Vjosa Osmani duhet që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t'i dhënë drejtim kësaj situate.

"Kosovën po e presin detyra të rëndësishme. Ndër to ne nuk jemi në axhendën për tu anëtrësuar në KE. Ka shumë probleme që duhen diskutuar në parlament. Zgjedhje të tjera nuk duhet ta kemi si opsion, sepse mund të shkojmë përsëri në këtë ngërç që kemi, prandaj mendoj se presidentja duhet që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur këtë ngërç që kemi ngelur.Po humbasim kohë. Sa herë që politikanët vendosin përpara interesat e veta personale, gjithmonë kemi situata të tilla. Kurti gjithashtu duhet të japë një zgjidhje. Po e dëmtojnë shtetin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë se si veprohet në situata kur propozohet i njëti emër për kryetar kuvendi dhe kundërshtohet për të disatën herë me radhë", përfundoi Shkodra.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?