Albin Kurti

Kurti i kërkon SHBA-së ndihmë: Serbia po përgatit plane luftarake, zotimi ynë për të mbrojtur qytetarët, i palëkundur

30 Shtator 2023, 09:41| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 13:43

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkoi Shteteve të Bashkuara të rrisë ndihmën, për ato që i cilësoi si plane luftarake të Serbisë.

Ai falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti në një bisedë me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se "e sigurova atë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it".

"Zotimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët mbetet i palëkundur", shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Tëitter.

SHBA-ja ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, që Prishtina e cilëson terrorist.

Shtëpia e Bardhë më 29 shtator i bëri thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim "shumë destabilizues".

Kosova ka thënë se mbi 80 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë më 24 shtator.

Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë./REL

Ora 12:25
Sulmi në Banjskë, Kurti: Zotimi i njëanshëm i Thaçit s’e lejon FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet

1696011545_albinkurti.png

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se kufiri në veri të vendit ka vakum që duhet të mbushet, pavarësisht zotimit të njëanshëm të pararendësit të tij ndaj NATO-s për moslejimin e zhvendosjet se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë pjesë të vendit.

Kurti i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, pothuajse një javë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga persona të armatosur në Basnjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje. Për këtë akt të agresionit ndaj republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, ajo i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha Kurti.

Për dallim prej Policisë së Kosovës, shkuarjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, e kufizon një marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s.

FSK-ja nuk mund të shkojë apo të vendoset në veri bazuar në një letër-shkëmbim të vitit 2013, në mes të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Në këtë letër-shkëmbim, Thaçi i ka garantuar NATO-s se FSK-ja do të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka bërë të qartë disa herë institucioneve të Kosovës se kjo marrëveshje është ende në fuqi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nick: 30/09/2023 23:03

    USA nuk eshte aleati jot mor trim,çfare eshte kjo ndihme qe kerkon bani balle me vv brerni çiftelise e sharkise e shkoni deri te modha e kuqe se po ndejte ma gjate ne pushtet ti me vv kosovarte skane me mujte me shku as deri te ura e Ibrit.

    Përgjigju
  • Mirditori i vërtet: 30/09/2023 11:57

    Ku je o Albin trimi,bëjë bukën me miellin tënd.Përpara se të kërkosh ndihmë nëpër dynja mblidhe fisin tënd nën uniformë!Shqiptari nuk lyp si ty,por të kërkosh ndimë pasi të të kenë shteruar mundësit nuk është mare.MARE është ta lypësh atë sa hap syt(në fillim të veprimeve luftarake).Kjo tregon se ke ushkur apo jo.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 30/09/2023 10:46

    kosova ka nevoje te zgjohet sa nuk eshte vone,respekte Fatosi-kosove.

    Përgjigju
  • zefi: 30/09/2023 10:17

    Ky krrici deri dje thoshte se kemi polici te forte dhe e mbrojme vete vendin.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 30/09/2023 10:00

    A allbin kurrci e more vesh se pa ameriken nuk mund te jetosh, a te vjen turp sot kur vetem para pak javesh qirreshe para deputeteve dhe shqiptareve duke u perjargur :amelika amelika amelika, çfar ndodhi tash allbin apo e mire vesh se ortakja jote mender presednike osmanka te la, ajo tash u ba e besueshmja e amelikes tende dhe ty vetem sa ste ka hudhur ne plehra, une kete sta kam dashur kurre por sikur te ishte gjalle Adem Demaqi sot do te qeshte me Ty allbin dhe padyshim se do te te thoshte e more allbin u bashkove me pjellen serbosllave dhe emrove tbijen e milicit te millosheviqit presednike vetem e vetem per ta njollosur uçk-n dhe vartesit e saj,ende pa u ba kryeminister deklaroje se mezi po e pret ta fillosh punen me llajqakun vetem pse ish presidenti Thaqi ishte kunder llajqakut si ndermjetes,dhe ti e fillove bashkepunimin me llajqakun pa e kuptuar se ne preherin e tij qendronte ulur osmanka kurse ne preherin e borrelit ishte vuqiqi, e ka edhe shume gjera more allbin kurrci se sdo ti fal historia, ti na dole edhe me i etur se tata i osmankes per pushtet, bile u vetdeklarove se je nga ata albancit qe serbia i quante njerez te mire sepse nuk e duan Shqiperine kurse shiftari duhet prer ne fyt thoshin ateher e po e thone edhe sot, ty te dinim per shiftari edhe Adem Demaqi te njihte si te tille e po te ishte gjalle sot do te quditej me ty allbin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?