Kurti i rrethuar me truproja, s’lejohet të dalë nga Kuvendi pas përleshjes me grushta

13 Korrik 2023, 12:03| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 12:09

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë i rrethuar nga truprojat e tij në Kuvend, pasi opozita nuk e lejon të dalë jashtë sallës.

Siç edhe shihet nga pamjet e Nacionales, deputetët kanë lënë karriget e tyre, ndërsa kryeministri shihet i rrethuar me truproja.

Kjo situatë, vjen pas përleshjes masive me grushta në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që  kryeministri Kurti po mbante fjalim, fillimisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti gënjeshtar.

Më pas, njëra prej deputeteve vendosi një fotografi në foltoren e Kuvendit, ku shihej kryeministri me “hundë të zgjatur”, që simbolizon gënjështrën.

Pas disa sekondave, letra u largua dhe u shqye nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kjo e acaroi deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi, dhe më pas, përleshja kaloi mes ministrave dhe deputetit Lushtaku.

Në pamjet direkte, shihet se deputetët janë përleshur me grushta, derisa ka ndërhyrë edhe sigurimi i kryeministrit Kurti.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sërish përleshje në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon foltoren! Deputetët e PDK-së u goditën me Kurtin dhe Bislimin! Prokuroria nis hetimet! Rama: E turpshme


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?