Kryeministri EdI Rama i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas refuzimit të këtij të fundit për draftin e propozuar nga qeveria shqiptare për asociacionin. Kurti i tha Ramës se një draft të tillë ta përgatisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e t’ja çojë Vuçiçit. Rama u shpreh se Kurti ka mendimin e tij dhe këtë se merr në konsideratë. Kreu i qeverisë tha se Vuçiç dhe Kurti janë të interesuar që mos të krijohet asociacioni në veri.
‘Zero. Përpjekja ime për tu takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot por ka disa ditë. Albini mund të thotë atë që mendon. Për mua nuk ka gjëra të panjohura me Albini pasi siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai është i sinqertë në atë që thotë. Beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marr në Konsideratë. Zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pik janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, pro janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë Vuçiç dhe Kurti. Pse? Për mënyrën si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti ushtarët në veri të Kosovës. Mendoni ju se në cepin më të largtë, ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovës, as që e imagjinon. Pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë por për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Beograd. Pse i çojnë policët në Kosovë. Këngë mitingu për ata që i dëgjojnë në Serbi. Ça i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovës. S’ka se çfarë i bën fare. Aty është Amerika. Aty është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal në qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi parmamment, duhet për histori të brendshme. Asociacioni mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftën që këta nuk na lënë të zgjedhim.
Më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme pasi themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1 njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës, edhe nga Serbia dhe kërkimi i Faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës. Unë nuk di ndonjë rast kur dy palë që kanë bërë luftë qoftë dhe agresori me viktimën kur kanë bërë një proces paqja të ketë filluar nga falja dhe poshtërimi.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Kurti refuzoi takimin e ngushtë për krizën në veri! BE gati sanksionet për Kosovën, u kam kërkuar kohë
M.Q.//ReportTv.al