Kurti kërkon mbështetjen e Kuvendit në dialog: Nuk dua të eci i vetëm

24 Nëntor 2022, 15:36| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 15:34

  • Share

1669195214_AlbinKurtiscaled.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian mban pozicionin e qeverive të kaluara, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk pajtohemi me të kaluarën, por trashëgimia e qeverive të kaluara është bërë pozicion i BE-së. Ndryshimi i kësaj merr kohë, dhe duhet të bëhet në kuadër të një plani më të madh, atij franko-gjerman. Propozimi ynë do të jetë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht e obligueshme dhe me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti.

Ai tha se Serbia për hërë të parë ka pranuar se emërtimet e qyteteve të Kosovës janë pjesë e juridiksionit territorial të republikës së Kosovës.

“Serbia e ka pranuar për herë të parë që emërtimet e qyteteve të Kosovës janë pjesë e juridiksionit territorial të republikës së Kosovës. Një hap i tillë është fundamental që të shuhen organizatat kriminale në veri”.

Gjithashtu ai tha se Qeveria nuk ia del dot pa Kuvendin dhe se ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

“Qeveria ka nevojë dhe nuk ka si t’ia del dot pa Kuvendin, ne kemi nevojë për mbështetjen e juaj, ju keni nevojë për njoftimin tonë, por që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim, dhe unë jam i gatshëm ta bëj këtë, edhe në seancë plenare, edhe në takime me liderët, për shkak se nuk dua të eci vetëm”, tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Pas marrëveshjes për targat pritet që Kurti dhe Vuçiç të ftohen sërish në Bruksel! Kryeministri i Kosovës kërkon mbështetjen e Kuvendit: Nuk dua të eci vetëm


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?