Kurti konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 2025/ Vetëvendosja me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin: Do jemi fitues

5 Tetor, 22:05| Përditesimi: 5 Tetor, 22:36

  • Share

Albin Kurti ka konfirmuar bashkëpunimin me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin për zgjedhjet e vitit 2025. Koalicioni me të cilin lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e shkurtit të ardhshëm do të ketë në përbërje listën GUXO dhe ALTERNATIVA. Nga mbledhja e këshillit kombëtar Kurti tha se bashkëpunimi me listën e Vjosa Osmanit dhe “Alternativën” e Mimoza Kusarit do të jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme.

‘Do të jemi bashkë në koalicion bashkë në qeverisje dhe në një listë…’, thotë Kurti.

Në këshillin Kombëtar Kurti lë porosi të bëhet kujdes sa i takon misionit për të mbledhur votat, pasi siç thotë Vetëvendosje do të përballet me shpifje në fushatë.

‘Ne do ta nisim nga vija që percakton pika zero dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që fushata do të sjellë mënyrë nga më të ndryshmet kundër nesh edhe me shpifje’, shton kryeministri i Kosovës.

Me bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme, Kurti dhe Osmani hedhin poshtë zërat për një marrëdhënie të vështirë politike mes tyre të cilat ishin krijuar pas disa qëndrimeve të ndryshme që ata kanë patur kohët e fundit, sidomos për çështje të cilat kanë sjellë dhe reagime të komunitetit ndërkombetar.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?