Kurti: Marrëveshja e Radoiçiç dhe Vuçiç si e Putinit të vogël në Beograd me Prigozhin

9 Tetor 2023, 12:13| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 13:14

  • Share

Në një intervistë për Probjeda të Malit të Zi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth gjendjes midis Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ka folur edhe për deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se përpjekja e tij ishte për të krijuar botën ruse në Ballkan.

Ndërsa përsa i përket rastit të Milan Radoiçiç, Kurti e ka quajtur si marrëveshja e Pablo Escobar me Presidentin e Kolumbisë, Cesar Gaviria.

“Nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin.Serbia dëshiron statusin e "Rusisë së vogël" në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet "Bjellorusia e vogël". Në vitet 1990, Vuçiç mbrojti idenë e një "Serbie të madhe", të cilën ai tani, duke ndjekur shembullin e "botës ruse", e quan "bota serbe". Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe”, tha Kurti. 

Kurti komentoi edhe marrëveshjen midis Radoiçiç dhe Vuçiç, ku i krahasoi lidhjet e tyre si marrëveshja e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë, Cesar Gaviria.

"Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti. 

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 09/10/2023 13:03

    Mezi po pres ta filloi punen me llajqakun thoshte dikur dhe bisedimet me serbine jane prioriteti i 7 apo i fundit thoshte dikur allbini, tash edhe ne gjum po i del llajqaku dhe vuqiqi e bashk me ta edhe dialogu i pakrye qe ne vend te dy shteteve tash bisedohet vetem per interesat e serbise dhe format se si te rithemelohet serbosllavia dhe Kush do jeté presednik osmanka apo vuqiqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?