Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjithashtu edhe ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se beson në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që lufta e saj ka qenë e drejtë. Në një prononcim për media, Kurti është shprehur se situata e krijuar sot është pasojë e re e gabimeve të kohëve më parë.
“E di që lufta çlirimtare e UÇK-se është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori, i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët, invalidët e UÇK-së edhe historikisht janë në të drejtën e tyre dhe tonë”, tha ai.
Kurti ka thënë se Kosova është dashur që moti ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur dhe të paanshme që të hetojë, gjykojë dhe dënojë të gjitha krimet e luftës dhe të paqes, mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë. Reagimi i Kurtit ka ardhur pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Lajmi kryesor: