Albin Kurti

Kurti mungoi në Samitin e Diasporës në Tiranë, reagon zëdhënësi i kryeministrit: Kishte angazhime në axhendë

23 Nëntor 2023, 13:35| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 13:48

  • Share

Ditën e sotme (23 Nëntor) në Tiranë është mbajtur Samiti III për Diasporën. Të pranishëm ishin përfqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të rajonit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme dhe mbajti fjalën e saj në samit. 

Në axhendën e publikuar thuhet se Kurti ishte pjesëmarrës në Samitin e Diasporës në Tiranë, ndonëse mungoi.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit për shkak të angazhimeve në axhendë.

Ai përmendi edhe seancën ku Kurti do të raportojë për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, tha Kryeziu.

Të pranishëm në samit kanë qenë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?