E ndërsa në Shqipëri Italia do të ngrejë dy qendra pritëse për emigrantët që do të shpëtohen nga anijet italiane në Kosovë, qeveria ka dhënë me hua Danimarkës, burgun e Gjilanit për të burgosurit danezë, që kanë të bëjnë me veprat penale të njohura nga Kosova.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri komentoi në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pse ishte kundër
'Kjo qeveri ka nënshkruar marrëveshje me Danimarkën e cila do ti jepet me huazim për të burgosuri danez që kanë të bëjnë me vepra penale të rëndë dhe kohëzgjatja do të kalojë në burgun e Gjilanit. Kam qenë kundërshtues sepse të dënuarit nuk janë danezë por shtetas të tjerë në statusin e refugjatit apo të hua , të ardhur nga shtete të tjera, që kanë rrëshqitur në kriminalitet.
Kosova do të duhet ti lirojë burgun dhe duhet me u bërë gati për të dënuarit danez në të ardhmen e afërme. Është një qiradhënie, që Kosova do përfitojë 200 milion euro në programet e ekonomisë së gjelbërt në kuadër të kësaj marrëveshjeke. Jemi i pari që kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me një shtet të BE-së. Zoti Kurti e arriti brenda javës të kthejë në Kuvend rivotimin dhe ta votojë.'- tha Haziri, për gazetarin Arbër Hitaj.
Nga ana tjetër Haziri nuk sheh paralelizëm të kësaj marrëveshje të Kosovës me atë që ka bërë Shqipëria me Italinë për kampin e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.
'Nuk ka paralelizëm me Shqipërinë, kemi të bëjmë me të dënuar. Në Shqipëri ka të bëjë me refugjat që janë në pritje. Do të jetë një kamp tranzicioni dhe është çështje në kuadër të bashkëpunimeve me Italinë i trajtojnë problemet e përbashkëta dhe Shqipëria tregohet gjeneroze që në vendin e vet të trajtohet sipas ligjeve italiane. Populli ynë që nga 1969 ka qenë azil kërkues në Zvicër.
Statusin e refugjatit e kemi kërkuar në periudha të ndryshme. Kemi ndërtuar familjet tona. Jemi në një pozitë ku mund tu afrojmë të tjerëve strehë të ngrohtë. Sentimenti në Shqipëri dallon shumë, por në Kosovë sa i takon azilkërkuesve jemi vetëm korridor dhe jem munduar me u tregu gjeneroz që kjo rrugë e vështirë e emigracionit të kalojë sa më mirë për ta.'
Duke komentuar situaën politike mes dy shteteve shqiptare, nënkryetari i LDK-së sheh një përkeqësim të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe kjo sipas tij për shkak të Albin Kurtit.
'Axhenda e bashkëpunimit brenda shqiptarëve duhet ndërtuar binar të pakthyeshëm që ndihmon dhe mbështet axhendat e njëtri-tjetrit. Me e ndihmua dhe u zhvillu njëri tjetri jo duke penguar dhe duke ndërhy. Ka pasur histori të ndryshme bashkëpunimi, por si sot nuk ka pasur. Fatkeqësisht kemi arritur me maksimalizu dy shtete në këtë pjesë të Europës dhe duhet kthyer në përparësi të bashkëpunimit. Askush nuk na pengon.
Të flasësh për abetare të përbashkët është e tejkalume, nuk ka më barriera të tilla. Kurti është shkaktar i ndërhyrjes në politika të brendshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkup por edhe në Mal të Zi. Në Shkup dëshmoi rezultati diçka tjetër dhe efekti negativ i Kurtit në Shkup është mobilizimi i sllavëve në Maqedoni që e kanë dënuar LSDM- për shkak se sipas tyre u dha hapësirë shqiptarëve në Shkup. Kjo ndërhyrje ka bërë dëm të pariparueshëm. Ky rrezik është permament pasi marrëdhëniet etnike në Maqedoni mund të tensionohen.'
Më tej ai dha edhe një koment lidhur me miratimin e rezolutës për masakrën e Srebrenicës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
'Serbia e ka kompleks historik pasi njihen si fitues të luftrave edhe fitues në paqe. Janë revanshist në shpirt. Reagojnë me inate dhe revanshizëm, Vuçiç është përfaqësuesi më i lartë i kësaj politike.'
Doli e vertete ajo qe komentova para disa kohesh ne lidhje me dyshimet qe kisha per te burgosurit /daneze/ qe do te dergoheshin ne Kosove dhe atehere thashe qe Danimarka e gjeti /Ruanden/ e saj.Dua te shtoj se ne ndryshimet qe veren zoteria ne marreveshjet mes Kosoves e Danimarkes dhe Shqiperise e Italise kane dy emerues te perbashket dhe nje te pervetcem,te dy marreveshjet u bene me koken e Kurtit e Rames,pa pyetur askend,te dyja marreveshjet na trajtojne si /Meksike/ e /Ruande/ evropiane,por ndersa Kurti dhe Kosova do te perfitojne 200 milion shperblim ,neve fale /marreveshjes se zemres/ qe beri Rama,do te perfitojme 0,nul,nada,het(nett,)nothing!!!
Përgjigju