Nga Forumi i Prespës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën dhe jo vetëm kaq, edhe me vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.
Kurti në anën tjetër ndryshe nga liderët rajonalë të cilët e kanë mbështetur fuqimisht Minishengenin Ballkanik, Kurti e e ka konsideruar atë si një iniciativë pa vizion për rajonin.
“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron te BE-ja, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini-Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër, si e tillë duhet të flaket tutje. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe që e favorizojnë Rusinë”, shtoi Kurti.
Lajmi kryesor: