Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e pavarësisë se Kosovës, e vetmja alternativë për zgjedhjen e konflikteve me Serbinë

16 Tetor 2021, 18:25| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 18:30

  • Share

KOSOVË- Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi në Prishtinë ku priti delegacionin e eurodeputetëve.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke", ka thënë Kurti.

Në takim ishte edhe e pranishme me përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti është shprehur se kanë diskutuar mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, mbi procesin e liberalizimit të vizave. Sipas Kurtit, fokusi është vënë edhe tek mbështetja që BE ka ofruar për Kosovën për të përballuar pandeminë COVID.

Ndërkohë është diskutuar edhe mbi operacionin e policisë kundër kontrabandimit të mallrave në veri të Kosovës.

"Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore", tha Kurti.

Von Cramon ka falënderuar qeverinë e Kosovës për strehimin e afganëve, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në Kosovë janë rreth 700 afganë të strehuar, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talebanëve në Afganistan. Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar. Afganët e tjerë do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë dhe pritet të zhvendosen në SHBA, apo vende tjera evropiane.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?