Albin Kurti

Kurti: Nuk po e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të mbrojtur veten

30 Qershor 2023, 11:25| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 11:30

  • Share

Në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij ka uruar kadetët e diplomuar, duke shprehur bindjen e tij, se dija gjatë shkollimit do të vendoset në shërbim të vendit.

“Diplomimi i sotëm nga Qendra Akademike Ushtarake na jep shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë në vitin 2009, te gjenerata e parë e FSK-së e diplomuar në këtë qendër, por, na kthen prapa edhe në vitin 1999 te gjenerata e parë e diplomuar e UÇK-së”, u shpreh ai.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë për të gjithë”, shtoi tutje kryeministri

Kryeministri ka thënë tutje se “ushtria jonë vazhdon të zhvillohet e të modernizohet, duke kaluar nëpër etapa të tranzicionit, nuk kemi rresht së ndërtuari sistem të qëndrueshëm ushtarak”.

“Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka ndërtuar imazhin e një institucioni të një edukimi ushtarak që nxjerr oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues”, tha ai, raporton Telegraf.

Kurti tha se FSK është e hapur për të gjithë të rinjtë, deri në moshën 25 vjeç.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?