Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar disa herë urdhrin e gjykatës për t'u paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore.
Lidhur më ketë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, ku analisti nga Kosova, Fatmir Sheholli u shpreh se Kurti është duke u bërë pengesë për hetimet e drejtësisë në Kosovë.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës e di se mund të kthehet nga dëshmitar në një të akuzuar.
‘Është hera e 3 që prokuroria përmes gjykatës i ka bërë me dije Kurtit që në cilësinë e dëshmitarit të vij në prokurori për një deklaratë që ai ta sqarojë si kanë rrjedh çështjet. Kurti e ka refuzuar dy herë edhe dje e ka refuzuar që ishte ftesa e 3. Me këto veprime është duke u bërë pengesë për hetimet e drejtësisë në Kosovë. Ai ka thënë nëse guxojnë që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij dhe ai të jap deklaratën. Ai e di që nga dëshmitar do të kthehet në të akuzuar, sepse janë dy dokumente që ka nënshkruar që kanë të bëjnë me rezervat e Kosovës’, tha ai.
Sipas Shahollit, Kurti po kërkon arrestimin e tij duke e ditur se nuk i ka votat për të krijuar qeverinë.
‘Këto ditë ne do ta kemi rezultatin përfundimtar dhe KQZ do të paraqes rezultatet dhe Kurti duke e ditur që opozita i ka 52 deputet dhe ai 48, kjo ja pamundëson atij formim e qeverisë. Dhe ai po do që ta arrestojnë dhe të mos ketë mundësi themelimi të institucioneve deri në lirimin e tij’, tha ai.
Analisti u shpreh se Kurti duhet që të paraqitet në prokurori dhe të jap dëshminë e tij dhe të mos sfidojë drejtësinë. Ai tha se para ligjit duhet që të jenë të gjithë të barabartë.
‘Askush nuk mund ti ik ligjit, as ai. Ai duhet të mos e sfidojë drejtësinë por të jap atë deklaratë si dëshmitar, pavarsisht se do të dal si i dyshuar. Kurti e di që ka një korrupsion galopant në qeverinë e tij’, tha ai.
Komente
