FOTO/ Kurti paralajmëroi sulme të reja nga Serbia në Veri, KFOR-i amerikan thekson vigjilencën, patrullon afër Leposaviçit

23 Dhjetor 2023, 22:32| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 22:45

  • Share

Duke marrë shkas paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së Serbia nëpërmjet ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milain Rajdoçiç, po përgatit sulme të reja kundër Kosovës, KFOR ka publikuar disa pamje ku shihen ushtarë amerikanë teksa patrullojnë në afërsi të Leposaviçit. 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, KFOR shkruan se po punon në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë për të gjitha komunitetetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes.

“KFOR është i fokusuar plotësisht në baza ditore për ta përmbushur mandatin, sipas Rezolutës të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të vitit 1999 – për të garantuar sigurinë e territorit  për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes”,- thuhet në faqen e KFOR.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?