Kosova & Rajoni

Kurti pas takimit me Rutte: Kosova me ndërhyrje në zgjedhje nga Serbia

11 Mars, 19:07| Përditesimi: 11 Mars, 19:09

  • Share

1741716555_689501Q3vDlobUAn.jpg

Mark Rutte dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës priti në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në këtë rol.

Kurti në rrjetin social X, u shpreh pas takimit se ky i fundit u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti ngriti shqetësimin për ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit parlamentaren në vendin tonë, duke theksuar se Kosova, ashtu si shumë vende evropiane, është shënjestër e këtyre sulmeve.

“Serbia, me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të vendit, duke përdorur këtë mjet të përhapur si një kërcënim serioz për demokracinë në kohën e sotme”.

“Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti.


Lajmi kryesor:

Mark Rutte vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin: Fleksibilitet dhe kompromise për përparim në dialogun me Serbinë! Presidentja: Kosova duhet të ketë vendin e saj në NATO


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?