Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti për CNN: Serbisë nuk ia kemi frikën! Beogradi mban anën e Rusisë në konfliktin në Ukrainë

5 Prill 2022, 22:44| Përditesimi: 5 Prill 2022, 22:46

  • Share

Në një intervistë për televizionin amerikan CNN, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia ndryshe nga sa pretendon nuk po mban qëndrim neutral lidhur me agresionin rus në Ukrainë, por mbështet Moskën.

 “Serbia do para të BE, banka ruse, investime kineze dhe tolerancë amerikane, por nuk është neutrale. Serbia është në kahun e Rusisë dhe ndaj ne duhet të jemi vigjilentë. S’kemi frikë, kemi shtuar buxhetin për mbrojtjen. Ballkani Perëndimor mund të jetë një vend ku mund të zhvillohen terrene të reja beteje ruse nga përfaqësuesit e tyre,“-tha Kurti për CNN.

Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin, duhet të përballet me gjykatën për krime lufte në Ukrainë.

Kurti deklaori se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga liderët botërorë ndërsa theksoi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe se qeveria e tij ka rritur jo vetëm buxhetin për mbrojtjen por edhe kapacitetet e ushtrisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?