Kurti: Sulmi në Banjskë, akt agresioni nga Serbia! Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

13 Tetor 2023, 10:55| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 15:00

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti ka thënë se sulmi ishte akt agresioni nga Serbia.

Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin, plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika.

“Po patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, është shprehur Kurti.

I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson.

“Sigurisht që jo. Milan Radoiçiç ishte udhëheqësi i grupit”, është shprehur Kurti.

Ora 11:06
Kurti reagon pas takimit me senatorët: Dialogu me Serbinë s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

1697187966_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku gjatë takimit kanë diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Bansjkë të Zveçanit. Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Mbi të gjitha dëshiroj të falenderoj ata për mbështetjen e fortë ndaj Kosovës, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit. Siguria në Kosovë ishte pika kryesore e temës sonë dhe ua prezantova senatorëve të dhënat e freskëta pas sulmit të 24 shtatorit. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa për mbështetjen e sulmeve terroriste në Banjskë. Kemi dëshmi se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes sulmeve të koordinuara, përmes një themelimi të një korridori për furnizim të armëve në veriun e Kosovës”, tha Kurti.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?