Kosova & Rajoni

Kurti për ‘non paper’: Nuk do ta lejojmë ringjalljen e projekteve për shkëmbim territorial

28 Prill 2021, 14:57| Përditesimi: 28 Prill 2021, 14:58

  • Share

Nga Brukseli ku ai po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë evropianë, kryeministri i Kosovës i është përgjigjur gazetarëve për “non paperat” që kanë qarkulluar ditëve të fundit në media

 “Unë besoj që të gjithë këtyre ‘non-paerave’ më së miri është t’u përgjigjemi me ‘No Comment’ sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë, ndërkohë që nuk dihet autori e as synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira. Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës. Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë para një viti, por para 13 vjetëve. 4 vitet e para pas shpalljes së pavarësisë ishte pavarësi e mbikëqyrur ndërkombëtarisht”, ka thënë shefi i Qeverisë së Kosovës

Duke deklaruar se e ardhmja e vendit është integrimi evropian.

“ Duhet të shkojmë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Kosova nuk ka dilema. BE-ja dhe NATO-ja janë edhe vlera, edhe destinacioni ynë. Por në të njëjtën kohë raportet në Ballkan do të mund t’i rregullojmë me dialog parimor e të përgatitur mirë, ku Kosova është palë e jo temë dhe gjithashtu me barazi qysh në pikënisje. Jemi të bindur se vetëm dialogu ku qytetarët janë përfitues është dialog i vërtetë dhe i dobishëm që sjell marrëveshje të qëndrueshme dhe zbatueshme dhe jo mënyrat e vjetra ku preokupimi është si t’i shpëtohet lëkura një politikani apo tjetri”, ka deklaruar ai para gazetarëve”, tha ai

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?