Kurti ‘përplaset’ në Forumin e Sllovenisë me Brnabiç: S’besoj se Kosova do anëtarësohet në BE! Kryeministri i Kosovës: S’u distancuat nga Millosheviçi e as Putini

28 Gusht 2023, 16:24| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 00:16

  • Share

SLLOVENI- Pas 2 muajsh ulje të tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti është ‘përplasur’ me homologen e tij serbe Ana Brnabiç, në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor organizuar paraditen e 28 gushtit 2023 në Forumin strategjik të ‘Bled’ në Slloveni.

Teksa u pyetën për tensionet në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve, Kurti garantoi se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme dhe mjaft demokratike.

“Bie dakord, na duhet një ulje përshkallëzimi dhe ulja e tensioneve dhe ka 2 muaj që s’ka tensione as protesta. Me zor pres të kem zgjedhjet e parakohshme në bashkitë e veriut dhe besoj që të kemi fushatë të ndershme për zgjedhje të lira dhe demokratike.  

Kemi bërë shumë për pjesën e ekonomisë, në 6 muajt e parë të këtij viti, te ardhurat e buxhetit janë rritur, kjo tregon besueshmërinë ndaj organeve shtetërore.”- tha Kurti.

Por, nuk u desh shumë që kryeministrja serbe të theksonte që Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës e për rrjedhojë nuk e konsideron aspak si shtet.

Përgjigja e Brnabiç ka qenë gati e ashpër, pasi u shpreh se Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e BE-së për aq kohë sa nuk njihet ndërkombëtarisht. Sidoqoftë ajo shtoi se Serbia jeton për paqe dhe stabilitet në Rajon, deklaratë për të cilën Kurti nuk u kursye për ta ironizuar. Gjithashtu u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve nis atëherë kur Kurti zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe themelimin e bashkësive serbe, për të cilën mori sërish një ironi nga Kurti. 

“Së pari më duhet të them që për mua është një vend, nuk janë dy vende. Kosova e ashtuquajtura Republikë nuk njihet nga ana ndërkombëtare nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, dyshoj se do të jetë pjesë e BE-së për aq kohë sa nuk njihet nga 5 vende. Normalizimi filloi me Marrëveshjen e Brukselit në prill të vitit 2013, pra dhjetë vjetë më parë, që ishte marrëveshja e parë mes Beogradit e Prishtinës, dhe që u nënshkrua edhe nga Bashkimi Evropian, nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. E vetmja gjë që është dashur të bëjë Prishtina ka qenë themelimi i AKS-së. Gati 11 vjet më vonë, kemi çdo gjë vetëm Asociacionin jo. E z. Kurti thotë se Marreveshja e Brukselit nuk ekziston më. Është marrëveshja e parë e normalizimit, që duhet zbatuar. BE-ja është garantuese për zbatimin e plotë. Po e presim Asociacionin. Ne jetojmë për paqe e stabilitet. Është në interesin tonë të mbajmë paqen e stabilitetin në rajon.”- tha Brnabiç.

Fraza e fundit ‘politikisht korrekte’ nga ana e Brnabiç i dha shansin Kurtit ta ironizonte, duke i kujtuar faktin që Serbia nuk ka sanksionuar Rusinë dhe ende nuk është distancuar nga politika e diktatorit Millosheviç dhe liderit të Kremlinit Vladimir Putin. Pas kësaj fjalie, Kurti mori disa duartrokitje. Ai theksoi edhe njëherë se normalizimi i marrëdhënieve do të arrihet atëherë kur Serbia të mos konfuzojë realitetin me fantazinë, duke nënkuptuar se nuk do të ketë asociacion sipas kërkesave të Serbisë.

“Të mbështesësh Kosovën për BE-në.... ne kemi vënë sanksione ndaj Rusisë ndërsa Serbia jo. Nuk e distancuan veten e tyre as nga Millosheviçi dhe as Putini. Unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe mund ta bëj këtë edhe nëse do të ishte republika Çeke por me Serbinë është shumë e vështirë, ndoshta ngaqë duhet të zbatojmë këtë traktat bazë që unë dhe Vuçiç ramë dakord në Bruksel. Por normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë dhe ky është një regjistër tjetër ku unë nuk mund të kontribuoj fatkeqësisht.”- tha Kurti.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • valter: 29/08/2023 09:01

    Kryeministri Kurti eshte njeri i duhur ne vendin e duhur per perplasje te tilla verbale kunder armikut shekullor serbe nga Vuqiqi e gjith te tjere,diferenca intelektuale eshte me se evidente..kete vetem Mero Baze nuk e verene.Me te gjith te tjeret,figurat politike,Serbia eshte tallur,duke fillue nga Thaqi,Ramushi etj,te cillit as shqipen nuk e dine,e lere me gjuhet boterore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?