aLbin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kurti pjesë e Konferencës së Sigurisë në Mynih, takohet me Scholz: Si vend pro-evropian jemi të hapur në dialog

18 Shkurt 2023, 14:47| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 14:55

  • Share

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna. Në takimin në Mynih, edhe se në qendër të diskutimeve ishte siguria dhe mbështetja e Ukrainës, u diskutua gjithashtu edhe për Raportin Evropian për Kosovën për vitin 2022 dhe se si mund të përmirësohet ekonomia, ligji, mbështetja sociale, demokratizimi institucional e shoqëror.

Kryeministri Kurti theksoi se ka përmirësime të dukshme në Kosovë dhe njoftoi kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për Procesin e Berlinit.

Sipas një komunikate të Qeverisë, u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.

Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?