Kryetarii PDK-së, Memli Krasniqi

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga debatet! Krasniqi: Duhet ta thoshte këtu, jo në restorant

9 Shkurt 2023, 12:25| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 12:30

  • Share

Kuvendi i Kosovës është përfshirë ditën e sotme nga debatet lidhur me pranimin e propozimit franko-gjerman nga kryeministri, Albin Kurti.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi akuzoi Kurtin për mungesë guximi për të të bërë transparencë lidhur më këtë çështje. Ai tha se njoftimi për pranimin e një propozimi të tillë duhet të ishte bërë në Kuvendin e Kosovës dhe jo në restorant.

“Nuk ka nevojë të fshihesh prej Kuvendit dhe deputetëve asnjë prej pozicioneve në të cilat qëndron sot Kryeministri në raport me planin Franko-Gjerman apo Evropian. Nuk ka nevojë me na njoftu se e ka pranu këtë plan nga një restorant e me biftek përpara, por këtu në Kuvend, ku janë përfaqësuesit e popullit. Nuk ka nevojë me i fshehë para deputetëve e para qytetarëve aranzhmanet që po i negocion në lidhje me Asociacionin. Nuk ka nevojë me ju prezentu deputetëve të Kuvendit kushte për marrëveshje, sepse deputetët nuk janë ata që duhet të binden për kushte që shkojnë në favor të Kosovës. Ne, si PDK, për Dialog as nuk të kemi penguar, as nuk të kemi linçuar, as nuk të kemi hedhur gaz lotsjellës e koktej mollotovi. Përkundrazi, të kemi mbështetur, sepse përballë Serbisë e pretendimeve të saj jemi bashkë”- u shpreh Krasniqi.

Në 6 shkurt, Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi se do ta pranonte propozimin franko gjerman për të arritur një normalizim marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa sot në Kuvendin e Kosovës, në përgjigjie të akuzave të bëra nga opozita, Kurti tha se serbët po zhvillonin betejë politike në mënyrë që Asocacionin ta paraqisnin si temë kryesore të këtij propozimi franko-gjerman. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?