Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe raportuesja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, janë takuar sot në Prishtinë.
Nëpërmjet një videoje të ndarë nga Kurti në profilin e tij të facebook-ut, bën me dije se gjatë takimit është biseduar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju mirëpres. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik për vendin tonë. Ne besojmë që jemi në rrugën e duhur dhe po përpiqemi me aq sa dimë dhe mundemi që të bëjmë më të mirën në raport me vlerat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në të gjitha fazat e anëtarësimit”, ka thënë Kurti.
Gjatë ditës Bakoyannis u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Kujtojmë se më parë Bakoyannis ka mbajtur postin e ministres së Jashtme në Greqi.
lale je bo ene ti si ky i shqiperise...pret ket kelliren qe firmosi vjedhjen e detit !
PërgjigjuKohet e fundit ka nje qasje pozitive te Athines ndaj Kosoves ndersa Shqiperia ramiste e minon cdo dite. Si duket, arbereshet-arvanitas-greke si Bakojanis, jane me serioze dhe larg nacionalizmave religjoz per arbereshet me ne veri-kosovaret. Ndersa arvereshet-shqiptare per fat te keq ende te kapur nga mafia enveristo-ramiste ora u ka mbetur ne injorance.
PërgjigjuPo mor Ervin futi nje tas përshesh ene kthjellohesh.Politika o sport I rende djali.Kur tia dëgjosh krismen kalit te trojes te ka hy thelle e smunsh me m e qit.Greku sben asgjë per asgjë.