Lutfi Bilalli

Kosova & Rajoni

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin

30 Dhjetor 2024, 20:10| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 20:18

  • Share

Kryeministri Albin Kurti përdori një gjuhë të ashpër sot ndaj Prokurorisë Speciale, duke i quajtur ata 'kërmijë dhe lepuj' pasi është ftuar nga ky institucioni i drejtsisë për rezervat e shtetit.

Më shumë foli në Report Tv, ish-diplomati Lutfi Bilalli në lidhje Skype. Për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’, ish-diplomati theksoi se Kurti bëri komente që mund ti kushtojnë shumë.

'Kryeministri i Kosovës erdhi me pompozitet për ndryshim, për luftën ndaj krimit, shembull duhet të jesh edhe vetë. Besoj se është një gabim që do ti kushtojë. Pa marrë parasysh populizmin, jemi në fushatë dhe më 9 shkurt bëhen zgjedhjet. Shembull jo i mirë. Nuk e ka imunitet arrestimin. Prokuroria mund të marrë masa të tjera. Dhe një deklarim i tillë nuk i bën nder as atij vetë. Por mendon se mund të krijojë diçka më shumë nga votat. Por nga aspekti strategjik nuk është shembull i mirë.'

Më tej Bilalli foli dhe për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, ku Vetëvendosja është më e avantazhuar.

'Kemi pasur exit poll që partinë në pushtet e ka rendit me përqindje solide. Mendoj se është gara ka filluar në mënyrë shumë të ashpër. Kanë zgjedhur propagandë për të akuzuar njëri-tjetrin. Mendoj se favorit për vendin e parë është paksa më e qartë por sa do ketë përqindje, mendoj se opozita duhet të ndërrojë strategji. Të fitosh ndaj populizmit është vështirë. Opozita duhet të afrojë koncepte.'

Ish-diplomati mendon se fjalori politik mes palëve në Kosovë është ashpërsuar shumë.

'Jemi në një situatë kur Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe uniteti. Mendoj se pas 9 shkurtit nuk do jemi në ngërç qeveritar. Kryefjala në këto momente, fjalori në këtë fushatë në armiq dhe patriot duhet të ndryshojë. Fryma e futjes së taborëve, duhet kujdes. Mendoj se elektorati do jetë i vëmendshëm në këtë dallim.'

Së fundmi thotë se Kurti mund të marrë 60 mijë nga diaspora.

'Ajo që do sjell 9 shkurti do i jap udhë kush dhe me kë do formojë qeveri. Pompoziteti i partisë në pushtet me 500 mijë vota më duket shumë. Mendoj se opozita ka pasur telashe dhe mendoj se vota e diasporës do jetë vendimtare në ato që do të arrijë Kurti. Edhe dyndja që do vijë do votojë. VV mendoj se do ketë 60 mijë vota nga diaspora.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?