Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) e ka cilësuar si inat personal refuzimin që Albin Kurti bëri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama, nesër në Prishtinë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputetja tha se Kurti është thjesht një mashtrues e demagog, ndërsa shtoi se kjo sjellje e rij mund t’i kushtojë rëndë Kosovës.
‘Problemin më të madh e ka me Albin Kurtin! Albin Kurti nuk mund të ikë në asnjë rrethanë nga Albin Kurti vetë. Problemin më të madh Albin Kuri i sotshëm i ka me ato që ka qenë dikur. Ai se kupton se është kryeministër shtetit, por po sillet si një inatçor i keq që e shfrytëzon për të bërë zhurmë. Kur jemi te kushtëzimi i takimit me Ramën e kam thënë se Albini më lehtë ja fal Vuçiçit krimet në Kosovë sesa ti falë Ramës, shtrirjen e tij për të tollovitur në zgjedhjet Shqipërisë para 2 vitesh, inatet që ka me Ramën në inate personale që nuk kanë të bëjnë me Kosovën. Ajo që mund të them është se është vetëm një demagog një mashtrues një injorant një gënjeshtra që përdor çdo metodë të mundshme për të sulmuar kundërshtarët politikë. Kjo sjellje e Kurtit do t’i kushtojë shumë rëndë Kosovës.’- tha Mysliu.
Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli tha se kjo befasi e Albin Kurtit nuk ka ku të shkoj më tej. Vangjeli tha se kanë përfunduar mjetet politike për të kuptuar se çfarë po ndodh, e më tej tha se duhet operuar me elementë politikë apo edhe psikologjikë për të kuptuar se çfarë po ndodh me kryeministrin e Kosovës.
‘Befasia për atë që mund të sjellë kryeministri Kosovës ka rënë. Ai bazohet që Albini opozitar i djeshëm. Refuzohet të takohet nga kryeministri i Kosovës sa kohë që është e udhës se Albini Kryeministër të takojë Vuçiçin çfarë ka ndodhur që refuzon të takojë kryeministrin e Shqipërisë. Befasia nuk ka ku shkojë më tej. Kanë përfunduar mjetet politike për të kuptuar se çfarë po ndodh, duhet operuar me elementë politikë apo edhe psikologjikë për të kuptuar se çfarë po ndodh me kryeministrin e Kosovës.’- tha Vangjeli.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kushtëzoi takimin me kryeministrin Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e anuluar nga ky i fundit për shkak të situatës së krijuar në marrëdhëniet e Prishtinës me ndërkombëtarët. Kurti tha se nuk do ta takojë Ramën nëse nuk ka mbledhje të dy qeverive.
Kjo është një e pa fytyrë !
Përgjigju