Kosova & Rajoni

Kurti refuzon të shkojë në prokurori, gazetari për Report Tv: Skandaloze! Zbulohen skenaret për të formuar qeverinë e Kosovës

4 Mars, 12:51| Përditesimi: 4 Mars, 12:55

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi sot urdhrin e gjykatës për tu paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet për abuzimet me rezervat shtetërore.

Kryeministri refuzon ndërsa kërkon që të merret në pyetje në zyrën e tij.

Por si shihet ky refuzim në Kosovë?

“Është skandaloze që një kryeministër që drejton institucionet e vendit refuzon instituiconet e drejtësi. Kurti në vijim të këtyre dy muajve refuzoi dhe prokurorinë dhe urdhrin e gjykatës që të paraqitet. Kjo është shpërfillje si një kryeministër nuk respekton thirrjet e institucioneve të vendit. Kurti vijon të viktimizohet edhe pse në zgjedhjet e fundit ka mërrë mbi 40% të votave’’ thotë Besnik Velija, Kryeredaktor i gazeta “Express” duke sqaruar se masat ligjore ‘mund të jenë dënim me gjobë, por nuk beson se “do të merret me forcë për të dëshmuar

Me kë do të formojë qeverinë?

Në një intervistë me skype për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv Velija bën këtë analizë.

“Sa i takon formimit të qeverisë së re Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat për të formuar qeverinë.

Ai tha në Gjilan se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe më pas do të shikojnë për rrugën përpara sesi të formohet qeveria e re.

“Kurti nuk mund të formojë i vetëm qeverinë e do i duhet patjetër gjetja e një koalicioni. Nuk besoj se Fatmir Limaj do të jetë një opsion që do të mund t’i krijojë punë Kurtit.
Kurti do të kërkojë një koalicion më të gjerë, pse me PDK-në e Kosovës, që ka mbi 40 deputetë dhe do i siguronte vazhdimësinë edhe pas një viti kur do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Kurtit do i duhet një koalicion që nuk ia rrëzon qeverinë pas një viti kur vjen puna për të pasur 81 vota për të zgjedhur presidentin. Ose do të shkojë në opsionin për të marrë deputet sa për ti bërë 61 vota për të formuar qeverinë për 1 vit e kur vjen koha e presidentit do të manovrojë me ndonjë emër, që të kushtëzojë opozitën që t’ia votojë. Por ai nuk e ka problem ta çojë sërish në zgjedhje. Nëse Kurti nuk mund të formojë qeverinë mund të ketë përpjekje e partive opozitare për ta krijuar" tha ai për gazetarin Nertil Agalliu.

PDK ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me Kurti, ndërsa bazuar në deklaratën e LDK-së pak pas rezultateve të zgjedhjeve, u tha se kjo parti do të qëndronte në opozitë.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?