Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

Kurti takon ekipet e shpëtimit të Kosovës që ndihmuan në Turqi: Kultivoni frymën e vullnetarizmit edhe në shoqëri

17 Shkurt 2023, 21:12| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 21:16

  • Share

Sot, në 15-vjetorin e Pavarësisë se Kosovës, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një sërë aktivitetesh në nderim të të gjithë ushtarëve që kontribbuan për të sjellë pavarësinë duke sakrifikuar veten e tyre. Mes shpëtimtarëve të vendit e të jetës që luftuan në të shkuarën për Kosovën, kryeministri Kurti nderoj edhe ekipet e shpëtimit, të cilat shkuan në Turqi për të shpëtuar jetën e atyre që vuanin për ditë të tëra nën rrënoja. Ai priti ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSH) që ka operuar për pesë ditë radhazi në ndihmë të autoriteteve turke në operacione të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turqi.

Ekipi i SHKKSH, siç bëri të ditur zyra e kryeministrit i shpjegoi Kurtin përvojën në Turqi, qoftë atë profesionale, por edhe personale si ishin ndjerë kur shpëtonin trupat nga rrënojat gjatë zhvillimit të operacionit. Kryeministri Kurti e përgëzoi ekipin për punën dhe suksesin e treguar gjatë operacionit në Turqi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të kultivojnë frymën e vullnetarizmit, jo vetëm në organizatë, por theksoi se e njëtja frymë duhet të zhvillohej edhe në shoqëri. Ndërsa, kryetari i Shoqatës, Mahir Hasani e falënderoi kryeministrin që pavarësisht angazhimeve për festën e pavarësisë, gjeti kohë të mirëpres dhe takojë ekipin e SHKSHK. Në këtë takim, Kurti u shoqërua nga Kolonel Ejup Maqedonci, oficer i FSK me përvojë të gjatë në fushën e kërkim shpëtimit.

Ekipi kosovar i kërkim shpëtimit gjatë ditëve sa ka operuar në zonën e Hataya, u ka shpëtuar jetën e dy vajzave, njërës 3-vjeçare dhe tjetrës 26-vjeçare. Autoritetet turke dhe ekipet tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lart profesionalizimin dhe vetëmohimin e treguar të ekipit të SHKKSH gjatë kryerjes së operacioneve të kërkim-shpëtimit.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?