Takimi i Kurtit dhe Dendias

Kurti takon ministrin e Jashtëm grek: Greqia, mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

12 Mars 2023, 15:40| Përditesimi: 12 Mars 2023, 15:46

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Është hera e gjashtë që shefi i diplomacisë së qeverisë greke mbërrin në Kosovë, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë dhe pritshmëritë e dy vendeve.

Kreu i qeverisë së Kosovës thekson se në takim me ministrin e Jashtëm grek diskutuan për avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, si dhe për pritshmëritë e Kurtit për takimine 18 marsit, në Ohër, me Presidentin serb, Vuçiç. 

“Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik për shkak të përplasjes së dy trenave që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit.

Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe poashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?