Albin Kurti dhe Orhan Pamuk

Kurti takon shkrimtarin turk Orhan Pamuk: Nuk e besova që po më fton për darkë

4 Qershor, 13:00| Përditesimi: 4 Qershor, 13:21

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar shkrimtarin e njohur turk Orhan Pamuk. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

''Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë.

Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti në Facebook.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 04/06/2024 13:09

    Kur takohen intelektualet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?