Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën për lëndën e parë ndaj mallrave serbe. Masa për vendosjen e reciprocitetit ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Albin Kurti.
Në një nga pikat e dokumentit të firmosur nga Kurti pas mbledhjes elektronike të mbajtur gjatë ditës së sotme, është heqja 100 për qind e taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj deri më 1 prill 2020 ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hersegovinës.
Mësohet se, votimi për heqjen e taksës ditën e sotme është bërë pa pjesëmarrjen e Ministrave të Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të të marrë nga qeveria e Kosovës për heqjen e taksës prej 100 % për lëndën e parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se përmes këtij vendimi ka humbur kredibilitetin tek parterët ndërkombëtar, veçantërisht SHBA.
“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp “, shkruan Haradinaj.
Ky është treguar se nuk është as për politik, dhe as për lop...!
PërgjigjuTradhtar i kombit
PërgjigjuIk ore trap nuk je per politike je per te prere dru ne pyll
PërgjigjuFiksss. Dallkauk, fshatar i trashe.